Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic nesër udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Gjatë vizitës në Kroaci, z. Slobodan Petrovic, do të takohet me Presidentin e Republikës së… Gjatë vizitës në Kroaci, z. Slobodan Petrovic,  do të  takohet  me Presidentin e Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic,  me Zëvendëkryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane  z.Gordan Jandrokovic dhe me Kryetarin e Komunës së Zagrebit, z.Milan Bandic

Prishtinë, 05 korrik 2011

Zëvendëskryemsintiri I Kosovës, njëherit Ministri I Adminsitrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, nesër do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Kroaci ku do të zhvilloj takime me përfaqësues të lartë shtetëror  të këtij vendi.

Gjatë vizitës dyditore në Kroaci, Ministri Petrovic do të takohet me  Presidentin e Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic,  me Zëvendëkryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane, z.Gordan Jandrokovic  dhe mes tjerash do takohet edhe me Kryetarin e Komunës së Zagrebit, z.Milan Bandic dhe zyrtarë tjerë të lartë të Kroacisë.

Vizita e Ministrit Petrovic në Kroaci  realizohet në kuadër të forcimit të madhënjeve ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Kroacisë  dhe  bashkëpunimit reciprok në fushën e qeverisjes lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors