Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic ofron mbështetje për komunën e Istogut

"Nuk jam këtu për marketing politik por për të ofruar mbështetjen time të pa rezervë për dëmet që shkaktuar erërat e forta në komunën tuaj” tha Zëvendëskryeministri Petrovic me rastin e vizitës në Komunën e Istogut.

"Nuk jam këtu për marketing politik por për të ofruar mbështetjen time të pa rezervë për dëmet që shkaktuar erërat e forta në komunën tuaj” tha Zëvendëskryeministri Petrovic me rastin e vizitës në Komunën e Istogut.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi  Komunën e Istogut  me ç’rast u prit nga  Kryetari i  Komunës, z. Haki Rugova.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Qeveria e Kosovës me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion do ta ndihmojë komunën e Istogut për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi.

Kryetari i Komunës së Istogut e falënderoi Zëvendëskryeministrin Petrovic për vizitën, duke theksuar se z. Petrovic është Ministri i parë i Qeverisë së Kosovës që e ka vizituar komunë e Istogut pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi javën e kaluar në këtë komunë.

Gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic, Kryetari Haki Rugova njoftoi se nga erërat e fuqishme, dëmet në komunën e Istogut kanë arritur  në shifrën prej 5 milion euro.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors