"Nuk jam këtu për marketing politik por për të ofruar mbështetjen time të pa rezervë për dëmet që shkaktuar erërat e forta në komunën tuaj” tha Zëvendëskryeministri Petrovic me rastin e vizitës në Komunën e Istogut.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi Komunën e Istogut me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës, z. Haki Rugova.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Qeveria e Kosovës me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion do ta ndihmojë komunën e Istogut për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi.
Kryetari i Komunës së Istogut e falënderoi Zëvendëskryeministrin Petrovic për vizitën, duke theksuar se z. Petrovic është Ministri i parë i Qeverisë së Kosovës që e ka vizituar komunë e Istogut pas fatkeqësisë natyrore që ndodhi javën e kaluar në këtë komunë.
Gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic, Kryetari Haki Rugova njoftoi se nga erërat e fuqishme, dëmet në komunën e Istogut kanë arritur në shifrën prej 5 milion euro.