Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic i shoqëruar nga Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Samuel Zbogar, realizuan sot një vizitë në Komunën e Prizrenit ku u takuan me kryetarin e kësaj Komune, z. Ramadan Muja.
Prishtinë, 22 janar 2013

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic dënoi sulmin dhe dëmtimin e varrezave ortodokse.
“Si zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, e dënoj këtë akt vandal, nga kushdo që është bërë, dhe mendoj se kjo nuk është rruga drejt Bashkimit Evropian”- theksoi zëvendëskryeministri Petrovic.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja, Zëvendëskryeministri Petrovic, z. Zhbogar dhe Ministrja Çitaku, bënë një vizitë edhe në shkollën fillore të priftërinjve “Bogoslovija”, në Prizren.