Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic po merr pjesë në Konferencën “ Programi për Mbështetjen dhe Planifikimin Hapësinor Komunal” që po mbahet në Selanik të Greqisë

22 shtator 2011
"Misioni i MAPL- së mbetet zbatimi i  politikave në pushtetin lokal për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët në nivel lokal në bashkëpunim me komunat e Kosovës”


22 shtator 2011


"Misioni i MAPL- së mbetet zbatimi i  politikave në pushtetin lokal për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët në nivel lokal në bashkëpunim me komunat e Kosovës”  – tha z. Slobodan Petrovic gjatë fjalimit të tij në konferencë.

Me ftesë të UN- HABITAT- it në Kosovë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit  Ministër  i Administrimit të Pushtetit lokal, Slobodan Petrovic, po merr pjesë në Konferencën dyditore me temën “ Programi për Mbështetjen dhe Planifikimin  Hapësinor Komunal” që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria që ai drejton (MAPL) në vazhdimësi do të mbështesë të gjitha projektet që kanë të bëjnë me këtë pjesë të objektivave strategjike të planifikimit hapësinor siç janë:  Krijimi i një metodologjie për monitorimin e ligjshmërisë së aktiviteteve komunale, Ndërtimi I  infrastrukturës publike dhe hapësirës publike, dhe zhvillimi i planeve zhvillimore komunale, planet urbane dhe planeve të zhvillimit urban,

"Misioni i MAPL- së mbetet zbatimi I politikave në pushtetin lokal për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët në nivel lokal në bashkëpunim me komunat e Kosovës” tha z. Slobodan Petrovic gjatë fjalimit të tij në konferencë.

Të gjitha këto tha Zëvendëskryeministri Petrovic do të kontribuojnë në rritjen e rolit të pushtetit lokal në menaxhimin e burimeve lokale dhe të rritur të ardhurat e veta, ndërgjegjësimin e  donatorëve dhe qeverisë me investime në komuna të cilat janë më pak të zhvilluara si dhe në përgatitjen e  komunave për të absorbuar një shumëllojshmëri të granteve dhe financimit.

Zëvendëskryeministri Petrovic po ashtu theksoi  se qëllimi përfundimtari i krijimit të ambientit të qëndrueshëm të planifikimit hapësinor është që komunat ti zhvillojnë  sektorët që  do të mundësojë zbatimin e plotë të kompetencave të tyre, sidomos në fusha jetike të tilla si planifikimi urban dhe mbrojtja e mjedisit, i cili kërkon komunat të  përgatisin planet e veprimit.

"Ne inkurajojmë komunat dhe zotimin, mbështetjen tonë për ta dhe Programi i UN-HABITAT për zbatimin e planeve të zhvillimit aktual, me hapësira më të rregulluara  publike dhe sipërfaqeve të gjelbëruara të përfshira në planet urbane dhe hapësinore, të cilat duhet të ndërtohen dhe mirëmbahen në mënyrë ruhen dhe rritjen e vlerat  natyrore” – tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë fjalimit të tij  në konferencën “Programi për Mbështetjen dhe Planifikimin  Hapësinor Komunal”.

Në konferencë po marrin pjesë Kryetarët e Komunave nga Prishtina  Gjilani, Ferizaj, Prizreni, Peja, Mitrovica, Juniku, Hani i Elezit, Mamusha, Gracanica, Parteshi, Malisheva, Rahoveci dhe  Gjakova.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors