Kongresmeni Amerikan Eliot Engel ka përgëzuar Zëvendëskryeministrin Petrovic për rezultatet e punës së MAPL-së dhe rolin që ka pasur MAPL në fazën e konstituimit të organeve të reja lokale 07 shkurt 2014
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku morri pjesë në ceremoninë e Lutjeve së Mëngjesit në Uashington.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Jon Kerry.
Një takim të veçantë, Zëvendëskryeministri Petrovic ka zhvilluar edhe me Kongresmenin Amerikan, Elio Engel, me të cilin ka biseduar për situatën politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe progresin në implementimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale.
Kongresmeni Eliot Engel, ka përgëzuar Zëvendëskryeministrin Petrovic për rezultatet e punës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në procesin e implementimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale me theks të veçantë për rolin që ka pasur MAPL në fazën e konstituimit të organeve të reja lokale.
Po ashtu Kongresmeni Amerikan Eliot Engel ka shprehur mirënjohje për Zëvendëskryeministrin Petrovic për konsistencën politike që e proklamon si subjekt politik në Kosovë dhe ka vlerësuar lartë lidershipin e tij.
Në kuadër të vizitës në SHBA, Zëvendëskryeministri Petrovic nesër do të mbajë një ligjëratë në Universitetin John Hopkins me temën marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Serbi – Kosovë: progresi dhe sfidat. Zëvendëskryeministri Petrovic do të takohet edhe me Kryetarë të qyteteve për të diskutuar për bashkëpunimin konkret dhe shkëmbimin e përvojave me komunat e Kosovës në fushën e qeverisjes lokale.