Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare ne SHBA

Me ftesë të Kongresit  Amerikan, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan  Petrovic po  qëndron për vizitë zyrtare ne SHBA, për të  marr pjese në ceremoninë e lutjeve  të  mëngjesit në Uashington.  05 shkurt 2014, Prishtinë

Me ftesë të Kongresit  Amerikan, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan  Petrovic po  qëndron për vizitë zyrtare ne SHBA, për të  marr pjese në ceremoninë e lutjeve  të  mëngjesit në Uashington.

Zëvendëskryeministri Petrovic, sot ka zhvilluar takime të ndara  me  përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan,  Zëvendës Asistentin e Sekretarit të Shtetit,  z. Hoyt Brian Yee dhe Jonathan Moore Drejtor për Euro Azi dhe Evrope.

Temat kryesore të diskutuara në takimet me përfaqësues  të Departamentit Amerikan,  ishin të fokusuara në  situatën  e përgjithshme politike dhe ekonomike në Kosovë integrimin i veriut dhe implementimi i Marrëveshjes se Brukselit .

Në këto takime u diskutua edhe për procesin e mbarëvajtjes  së zgjedhjeve të fundit lokale  dhe reformën zgjedhore si dhe  për integrimin e komuniteteve në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Petrovic, ka takuar Marek Gootman, Drejtor për Partneritet Strategjik ku është biseduar për shkëmbimin e përvojave te institucioneve lokale ne Kosove dhe ShBA dhe për zhvillimin e ekonomik lokal.

 Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri  Petrovic nesër do ti vazhdoj takimet me përfaqësues të Senatit dhe Kongresit Amerikan.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors