Me ftesë të Presidentit Amerikan Barack Obama Zëvendëskryeministri Petrovic do të marr pjesë për të katërtën herë në lutjet e mëngjesit në SHBA
Me ftesë të Presidentit Amerikan Barack Obama Zëvendëskryeministri Petrovic do të marr pjesë për të katërtën herë në lutjet e mëngjesit në SHBA
Gjatë vizitës në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic ka zhvilluar takime të ndara edhe me përfaqësues të institucioneve relevante në Ëashington DC.
Ai sot ka takuar Jennifer J. Rush, Drejtoreshë e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit me të cilën ka biseduar lidhur me përparimin e arritur ne implementimin e projektit te decentralizimit dhe planin aksionar për themelimin e komunës së Mitrovicës Veriore.
Petrovic ka informuar lidhur me zhvillimet e përgjithshme të vetëqeverisjes lokale, sfidat me te cilat Qeveria është ballafaquar pas aktiviteteve të dhunshme te strukturave paralele në veri te Kosovës dhe për mundësitë e integrimit te tyre në jetën institucionale ne Kosove.
Në mes tjerash ka nënvizuar se procesi i decentralizimit dhe ruajtjes se trashëgimisë kulturore e gjuhësore është i rëndësishëm po aq sa edhe zhvillimi ekonomik për tu dhënë perspektive unike serbeve që jetojnë në Kosovë.
Me këtë rast ai ka marr përkrahjen e plotë për angazhimet e tij dhe Qeverise ne përmbylljen me suksese të procesit të decentralizimit.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka takuar , edhe përfaqësues të USAID-it , të cilën e ka falënderuar për ndihmën e USAID në projekte dhe asistencë të vazhdueshme që po i jep komunave te Kosovës. Gjithashtu Ministri Petrovic i ka njoftuar bashkëbiseduesit edhe për master-planin për qendrën e skijimit në Brezovicë, projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe për të cilën tani ka nevojë për ndihme konkrete financiare për të implementuar këtë projekt me rëndësi të veçante për Kosovën.
Zyrtarët e lartë të USAID-it mirëpriten realizimin e këtij projekti duke e lidhur këtë projekt me mundësitë që mund të ofrojë për zhvillimin ekonomik.