Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë Zyrtare ne Slloveni

Takimin e parë të vizitës në Republikën e Sllovenisë,  Zëvendëskryeministri Petrovic e zhvilloi me Kryetarin e Ljubljanës z. Zoran Jankoviq, nesër pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk

Takimin e parë të vizitës në Republikën e Sllovenisë,  Zëvendëskryeministri Petrovic e zhvilloi me Kryetarin e Ljubljanës z. Zoran Jankoviq, me të cilin bisedoi për situatën e përgjithshme në Kosovë me theks të veçantë për organizimin e pushtetit lokal.

“Qeverisja lokale në Kosovë është ndërtuar me legjislacion modern, përkitazi me kriteret për integrime evropiane” tha  Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me  Kryetarin e Ljubljanës z. Zoran Jankoviq.
 
Në takimin mes Zëvendëskryeministrit  Petrovic dhe Kryetarit  të Lubjanës z. Zoran Jankoviq u diskutua edhe për mundësitë e  shkëmbimit të përvojave mes Sllovenisë dhe Kosovës në fushën e qeverisjes lokale.

Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Petrovic e ftoi Kryetarin e Lubjanës, z. Zoran Jankoviq për të marrë pjesë në konferencën për Vetëqeverisje Lokale që do të organizohet për herë të tretë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nesër, Zëvendëskryeministri Petrovic pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk.

Gjatë vizitës dyditëshe në Slloveni, Zëvendëskryeministri Petrovic do të takohet edhe me Raportuesin e Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin dhe Sekretaren Shtetërore në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologji  znj. Monika Kirbis Rojs.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors