Takimin e parë të vizitës në Republikën e Sllovenisë, Zëvendëskryeministri Petrovic e zhvilloi me Kryetarin e Ljubljanës z. Zoran Jankoviq, nesër pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë z. Danilo Turk
Takimin e parë të vizitës në Republikën e Sllovenisë, Zëvendëskryeministri Petrovic e zhvilloi me Kryetarin e Ljubljanës z. Zoran Jankoviq, me të cilin bisedoi për situatën e përgjithshme në Kosovë me theks të veçantë për organizimin e pushtetit lokal.
“Qeverisja lokale në Kosovë është ndërtuar me legjislacion modern, përkitazi me kriteret për integrime evropiane” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Kryetarin e Ljubljanës z. Zoran Jankoviq.
Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Kryetarit të Lubjanës z. Zoran Jankoviq u diskutua edhe për mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes Sllovenisë dhe Kosovës në fushën e qeverisjes lokale.
Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Petrovic e ftoi Kryetarin e Lubjanës, z. Zoran Jankoviq për të marrë pjesë në konferencën për Vetëqeverisje Lokale që do të organizohet për herë të tretë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Nesër, Zëvendëskryeministri Petrovic pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë z. Danilo Turk.
Gjatë vizitës dyditëshe në Slloveni, Zëvendëskryeministri Petrovic do të takohet edhe me Raportuesin e Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin dhe Sekretaren Shtetërore në Ministrinë për Zhvillimin Ekonomik dhe Teknologji znj. Monika Kirbis Rojs.