“Kosova synon krijimin e një Administrate moderne, funksionale, profesionale, politikisht neutrale dhe të përgjegjshme përballë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve me qëllimin të ndërtimit të një Shteti Ligjor dhe Demokratik” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë fjalimit në Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore
“Kosova synon krijimin e një Administrate moderne, funksionale, profesionale, politikisht neutrale dhe të përgjegjshme përballë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve me qëllimin të ndërtimit të një Shteti Ligjor dhe Demokratik” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë fjalimit në Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore
21 nëntor 2012, Prishtinë
Me ftesë të autoriteteve të Turqisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, po merr pjesë në "Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore" Ku po marrin pjesë përfaqësues nga 33 vende të cilat gjenden në një afërsi gjeografike nga Euro-Azisa, Lindja e Afërt dhe Vendet e Afrikës Veriore.
Gjatë fjalimit të tij në Kongres, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se synim kryesor i Administratës publike është favorizimin e vlerave, si barazia, drejtësia dhe interesi publik – përmes krijimit të një administrate efikase, transparente, të drejtë, të përgjegjshme dhe të besueshme.
Gjatë prezantimit të të arriturave dhe sfidat në administratën publike në Kosovë Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se Administrata publike përbën një sektor të rëndësishëm të çdo shoqërie, efikasiteti dhe përgjegjshmëria e saj i ndihmon përmirësimit të gjendjes dhe funksionalitetit të jetës shoqërore ne përgjithësi. Për të arritur një nivel konstruktiv të administratës publike duhet koordinim sa me i sakte i punëve, përfshirë sektorin publik dhe atë privat.
“Synim kryesor i Administratës publike është favorizimin e vlerave, si barazia, drejtësia dhe interesi publik – kjo përmes krijimit të një administrate efikase, transparente, të drejtë, të përgjegjshme dhe të besueshme “ tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Duke folur për fazat nëpër të cilat ka kaluar Administrata shtetërore e Kosovës, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se aktualisht në institucionet e Kosovës njëra ndër prioritet e vitit 2013 është reformimi I Administratës publike me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetar dhe biznese. Ky reformim tha Zëvendëskryeministri Petrovic përfshinë ndërtimin e administratës publike konform e infrastrukturës ligjore, ngritjen e kapaciteteve administrative dhe avancimin teknologjik të funksionimit të administratës.
“Kosova synon krijimin e një Administrate moderne, funksionale, profesionale, politikisht neutrale dhe të përgjegjshme përballë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve me qëllimin të ndërtimit të një Shteti Ligjor dhe Demokratik” theksoi Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.
Pas përfundimit të pjesës së së parë të Kongresit, Zëvendëskryeministri Petrovic pritet të takohet me Ministrin e Punëve te Brendshme te Turqisë İdris Naim ŞAHİN.
"Kongresi i shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore" ka për qëllim diskutimet e përbashkëta për problemet e administratës dhe sigurisë me pjesëmarrjen e Përfaqësuesve të Shteteve të ndryshme që ndajnë kulturën e përbashkët administrative.
Punimet e Kongresit janë fokusuar në trajtimin e çështjeve të Administratës publike të ndara në tri sesione: 1) Roli dhe funksionet e Përfaqësuesve të shteteve territoriale në administratën publike dhe menaxhmentin e sigurisë në procesin e globalizimit” 2) Roli dhe funksionet e Përfaqësuesve të shteteve territoriale në menaxhimin e ngjarjeve shoqërore dhe shërbimeve tjera të sigurisë” 3) Menaxhimi i ndryshimeve në administratën publike dhe përfshirja e organizatave jo qeveritare në procesin e administrimit publik” dhe Bashkëpunimi i përfaqësuesve të shteteve territoriale në nivel ndërkombëtar, si dhe ideja e krijimit të një platforme për përfaqësuesit territoriale të shtetit”.