Zëvendëskryeministri Petrovic prezanton para anëtarëve të Parlamentit Evropian situatën në Kosovë

Në vazhdën e takimeve në Bruksel, Zëvendëskryeministri ka bërë një prezantim në Parlamentin Evropian, të cilin e kanë ndjekur një numër i madh i anëtarëve të Parlamentit që përbëjnë Komitetin për Politikë të jashtme…

24 nëntor 2011, Prishtinë

Në vazhdën e takimeve në Bruksel, Zëvendëskryeministri ka bërë një prezantim në Parlamentin Evropian, të cilin e kanë ndjekur një numër i madh i anëtarëve të Parlamentit që përbëjnë Komitetin për Politikë të jashtme, zyrtarë të misioneve diplomatike të akredituara në Belgjikë.
 

Në këtë rast, z. Petrovic për punën e tij është përgëzuar nga anëtarë të Parlamentit si Doris Pak, Ulrike Luna Cek etj.

Në këtë prezantim Ministri Petrovic është fokusuar në progresin që është arritur në Kosovë, veçanërisht në integrimin e përgjithshëm shoqëror dhe institucional. Në këtë drejtim ai ka nënvizuar se procesi i decentralizimit ka qenë forma adekuate që ka dhënë rezultatet e veta.

Në vazhdim Ministri Petrovic ka folur edhe për sfidat që janë aktuale dhe që kanë të bëjnë me gjendjen e krijuar pas vendosjes së barrikadave në veri. Ato janë të papranueshme dhe po dëmtojnë vet komunitetin që jeton në këtë zonë. Lumi Ibër duhet të jetë lum i bashkimit dhe jo ndarjes ka theksuar në prezantimin e tij.

Roli i bashkësisë ndërkombëtare duhet të rritet si dhe angazhimi i tyre që të bëjnë palët të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe ligjit në Veri të Kosovës.

Në këtë prezantim, Ministri Petrovic është përgjigjur në pyetjet e parlamentarëve evropian që kishin të bëjnë me zhvillimet e gjithanshme, shoqërore, ekonomike, politike dhe demokratike në Kosovë.