Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti ambasadoren amerikanë në Kosovë Tracey Ann Jacobson

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj, Tracey Ann Jacobson. 27 gusht 2012

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj, Tracey Ann Jacobson.

Takimi kishte për qëllim njohjen më për së afërmi me gjendjen e komunitetit serb në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në Veri.

“Çështja kryesore për të cilën biseduam me ambasadoren Jacobson ishte gjendja e komunitetit serb në Kosovës, situata e përgjithshme në veri si dhe procesi i decentralizimit si fokus yni që të punojmë në atë drejtim. Po ashtu u dakorduam që bashkëpunimi me ambasadën amerikane do të vazhdojë, sepse se suksesi i ambasadës është sukses i të gjithëve – theksoi Ministri Petrovic.

Ndërkaq ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey  Ann Jacobson tha se pati kënaqësinë që nga Ministri Petrovic jo vetëm se u njoftua për gjendjen e komunitetit serb dhe situatën e përgjithshme në Kosovë, por tek Ministri gjeti edhe gatishmërinë e tij tejet të përkushtuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors