Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj, Tracey Ann Jacobson. 27 gusht 2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic priti sot në takim Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj, Tracey Ann Jacobson.
Takimi kishte për qëllim njohjen më për së afërmi me gjendjen e komunitetit serb në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në Veri.
“Çështja kryesore për të cilën biseduam me ambasadoren Jacobson ishte gjendja e komunitetit serb në Kosovës, situata e përgjithshme në veri si dhe procesi i decentralizimit si fokus yni që të punojmë në atë drejtim. Po ashtu u dakorduam që bashkëpunimi me ambasadën amerikane do të vazhdojë, sepse se suksesi i ambasadës është sukses i të gjithëve – theksoi Ministri Petrovic.
Ndërkaq ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha se pati kënaqësinë që nga Ministri Petrovic jo vetëm se u njoftua për gjendjen e komunitetit serb dhe situatën e përgjithshme në Kosovë, por tek Ministri gjeti edhe gatishmërinë e tij tejet të përkushtuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.