Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti në takim njohtues Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Songyl Ozgan. 18 Mars 2011
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti në takim njohtues Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, znj. Songyl Ozgan.
Me këtë rast zëvendëskryeministri Petrovic, falënderoi znj. Songyl për këtë vizitë dhe premtoi se do të kenë bashkëpunim të mirë.
Znj. Songyl Ozgan, Ambasadore e Turqisë në Kosovë, e uroi Zv/kryeministrin Petrovic, për detyrën e marrë si dhe i uroi suksese duke premtuar se së shpejti do të kenë aktivitete të përbashkëta.