Zëvendëskryeministri i Kosovës si dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic priti sot në një takim delegacionin nga Japonia në përbërje të: Michio Umemoto, Ushtrues detyre i shefit “Stone for Peace”, Yoji Okamoto, Sekretarit të Përgjithshëm…
20 maj 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës si dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic priti sot në një takim delegacionin nga Japonia në përbërje të: Michio Umemoto, Ushtrues detyre i shefit “Stone for Peace”, Yoji Okamoto, Sekretarit të Përgjithshëm “Stone for Peace” në përcjelle nga ekipi i gazetarëve të Japonisë, Ahmet Shala ambasador i Kosovës në Japoni si dhe Fisnik Dragusha, Përfaqësues i agjensionit turistik që organizon delegacionin
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjes me Japoninë si një ndër shtetet donatore më të mëdhenj në Kosovë si dhe mbështetje për ekonomin e Kosovës .
“Organizata si (Stone for Peace/ Guri për paqe ) mund t’i ndihmojë komunitetit tonë për një jetë më të mirë. Japonia mbështetë institucionet e Kosovës, para së gjithash me përgatitjen teknike dhe në këtë kuptim Japonia është donatori më i madh në Kosovë. Shpresoj në një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen ”, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic.