Zëvendëskryeministri Petrovic priti delegacionin nga Japonia

Zëvendëskryeministri i  Kosovës  si dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal  Slobodan Petrovic  priti sot në një takim delegacionin nga Japonia  në përbërje të: Michio Umemoto, Ushtrues detyre i shefit   “Stone for Peace”, Yoji Okamoto, Sekretarit të Përgjithshëm…

20 maj 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i  Kosovës  si dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal  Slobodan Petrovic  priti sot në një takim delegacionin nga Japonia  në përbërje të: Michio Umemoto, Ushtrues detyre i shefit   “Stone for Peace”, Yoji Okamoto, Sekretarit të Përgjithshëm  “Stone for Peace” në përcjelle nga ekipi i gazetarëve të Japonisë, Ahmet Shala  ambasador i  Kosovës  në  Japoni  si dhe Fisnik Dragusha, Përfaqësues i agjensionit turistik që organizon delegacionin

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjes me Japoninë si një ndër shtetet donatore më të mëdhenj në Kosovë  si dhe mbështetje për ekonomin e Kosovës .

“Organizata si   (Stone for Peace/ Guri për paqe ) mund t’i ndihmojë komunitetit tonë  për një jetë më të mirë. Japonia mbështetë institucionet e Kosovës, para së gjithash me përgatitjen teknike  dhe në këtë kuptim Japonia është donatori më i madh në Kosovë. Shpresoj  në një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen ”, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic.