Sot, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, Zëvendëskryeministri, njëherit edhe Ministër i… Prishtinë, 18 korrik 2011
Sot, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, Zëvendëskryeministri, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti në takim Admiralin Samuel J. Locklear III, Komandant i forcave ushtarako-detare të SHBA-së për Evropë dhe për Afrikë, si dhe Komandant i forcave të përbashkëta aleate në Naples.
Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe Komandanti KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler me bashkëpunëtorë, u diskutua për rrjedhat e përgjithshme politike, me theks të veçantë lidhur me aspektin e sigurisë në Kosovë.
Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm, Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Admiralin Locklear lidhur me angazhimet konkrete të cilat Qeveria e Kosovës i ka bërë në avancimin e mirëqenies së qytetarëve e veçanërisht në aspektin e sigurisë në Kosovë.
Në anën tjetër, Admirali Locklear konfirmoi edhe njëherë përkrahjen e vazhdueshme të NATO-s dhe KFOR-it në ngritjen e shkallës së sigurisë në Kosovë.
Në fund të takimit, Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Admirali Locklear ritheksuan nevojën që bashkërisht të punojnë ngushtë në avancimin e shkallës së sigurisë në gjithë Kosovën si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve.