Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim ambasadorin e Greqisë në Kosovë z. Dimitros Moschopulos

Në kuadër të vazhdës së takimeve me përfaqësues të ambasadave diplomatike në Kosovë,… 24 qershor 2011

Në kuadër të vazhdës së  takimeve me përfaqësues të ambasadave diplomatike në Kosovë, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic,  priti në takim  Ambasadorin e Greqisë  në Kosovë z. Dimitros  Moschopulos.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, e njoftoi ambasadorin grek në Kosovë lidhur me përgjegjësitë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,   me theks të veçantë për procesin e  decentralizmit dhe reformën në qeverisjen lokale.

Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi  Ambasadorin e Greqisë z. Dimitros  Moschopulos,   edhe për Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale që pritet të organizohet nga  MAPL-ja në majin shtator të këtij viti dhe nëpërmjet   ambasadorit të  Greqisë i bëri ftesë qeverisë së Greqisë  për pjesëmarrje të përfaqësuesit të Greqisë në këtë Konferencë.

Në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale që do të organizohet nga MAPL-ja do të marrin pjesë Ministria të vendeve të rajonit ku do të diskutohet për të arriturat në fushën e qeverisjes lokale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors