Në kuadër të vazhdës së takimeve me përfaqësues të ambasadave diplomatike në Kosovë,… 24 qershor 2011
Në kuadër të vazhdës së takimeve me përfaqësues të ambasadave diplomatike në Kosovë, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti në takim Ambasadorin e Greqisë në Kosovë z. Dimitros Moschopulos.
Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic, e njoftoi ambasadorin grek në Kosovë lidhur me përgjegjësitë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me theks të veçantë për procesin e decentralizmit dhe reformën në qeverisjen lokale.
Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Ambasadorin e Greqisë z. Dimitros Moschopulos, edhe për Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale që pritet të organizohet nga MAPL-ja në majin shtator të këtij viti dhe nëpërmjet ambasadorit të Greqisë i bëri ftesë qeverisë së Greqisë për pjesëmarrje të përfaqësuesit të Greqisë në këtë Konferencë.
Në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale që do të organizohet nga MAPL-ja do të marrin pjesë Ministria të vendeve të rajonit ku do të diskutohet për të arriturat në fushën e qeverisjes lokale në Kosovë.