Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim Komandantin e KFOR-it në Kosovë z. Erhard Byhler

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic  priti në takim njoftues Gjeneralin e KFOR-it t në Kosovë  z. Erhard Byhler me të cilin diskutoi për situatën aktual në vend. Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic  priti në takim njoftues Gjeneralin e KFOR-it t në Kosovë  z. Erhard Byhler me të cilin diskutoi për situatën aktual në vend.

Me këtë rast,  z. Byhler i uroi z. Petrovic detyrën e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të MAPL-së dhe shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët.

Temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe z.  Byhler ishte çështja e sigurisë në vend, posaçërisht në Veri të Kosovës si dhe procesi i kthimit të të zhvendosurve në Kosovë.

Gjenerali Byhler tha se KFOR- i do jetë i gatshëm për të bashkëpunuar me insitucionet e Kosovës në aspektin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors