Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic , priti sot në takim lamtumirës, z. Michael Giffoni, Ambasador i Italisë në Kosovë.
18 shtator 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic , priti sot në takim lamtumirës, z. Michael Giffoni, Ambasador i Italisë në Kosovë.
Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Petrovic falenderoi ambasadorin e Italisë, z. Michael Giffoni, për bashkëpunimin e mirë dhe rolin e tij shumë të rëndësishëm në kontributin dhënë për Kosovën, dhe vlerësoi lartë ndihmën e ambasadës italiane dhënë qytetarëve të Kosovës , posaqërisht komunitetit serb.