Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë z. Edmond Panariti

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  priti sot në kabinetin  tij Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,  z. Edmond Panariti. Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic  priti sot në kabinetin  tij Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë,  z. Edmond Panariti.

Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Ministrin Panariti për kontributin që ka dhënë Shqipëria për Kosovën dhe sikurse deri tani Shqipëria ka rol të rëndësishëm në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Në Kosovë nuk është çdo gjë ideale por ne po punojmë  për të realizuar prioritetet tona dhe roli dhe ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi se  prioritetet  e Qeverisë  së Kosovës mbeten integrime  në  strukturat euroatlantike dhe NATO dhe procesi i liberalizmit të vizave derisa sfida kryesore e Kosovës është pjesa veriore e Mitrovicës, inkurajuese qasja e qytetarëve për të marrë pjesë në institucione

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti shprehi mirënjohje për Zëvendëskryeministrin Petrovic për të arriturat e shënuara në procesin e  decentralizmit  dhe promovimin e bashkëjetesës ndëretnike  duke theksuar se kjo duhet të shërbej si shembull për rajonin.

 “E vlerësoj  lart rolin tuaj konstruktiv për të gjitha zhvillimet në Kosovë, për promovimin e shoqërisë me vlera demokratike, promovimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe ky do të duhej të shërbejë si shembull për rajonin” tha Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti.

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti  gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin  Petrovic tha se Shqipëria  është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset .

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors