Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në kabinetin tij Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti. Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në kabinetin tij Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti.
Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Ministrin Panariti për kontributin që ka dhënë Shqipëria për Kosovën dhe sikurse deri tani Shqipëria ka rol të rëndësishëm në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
“Në Kosovë nuk është çdo gjë ideale por ne po punojmë për të realizuar prioritetet tona dhe roli dhe ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic theksoi se prioritetet e Qeverisë së Kosovës mbeten integrime në strukturat euroatlantike dhe NATO dhe procesi i liberalizmit të vizave derisa sfida kryesore e Kosovës është pjesa veriore e Mitrovicës, inkurajuese qasja e qytetarëve për të marrë pjesë në institucione
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti shprehi mirënjohje për Zëvendëskryeministrin Petrovic për të arriturat e shënuara në procesin e decentralizmit dhe promovimin e bashkëjetesës ndëretnike duke theksuar se kjo duhet të shërbej si shembull për rajonin.
“E vlerësoj lart rolin tuaj konstruktiv për të gjitha zhvillimet në Kosovë, për promovimin e shoqërisë me vlera demokratike, promovimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe ky do të duhej të shërbejë si shembull për rajonin” tha Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti.
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic tha se Shqipëria është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset .