Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në një takim delegacionin nga Turqia, në krye me prefektin e Komunës Eskishehir, Kadir Kaçdemir.
14 nëntor 2012. , Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në një takim delegacionin nga Turqia, në krye me prefektin e Komunës Eskishehir, Kadir Kaçdemir.
Ministri Petrovic theksoi se ndihet i nderuar , dhe njëherit rikujtoi se qeveria e Turqisë dhe ajo e Kosovës tradicionalisht kanë një bashkëpunim të mirë.
”Kosova dhe Turqia deri më tani kanë pasur një bashkëpunim mjaft të mirë, shpresoj se ky takim do të kontribuojë në forcimin e këtij bashkëpunimi. Turqia deri më tani ka kontribuar mjaft në Kosovë kështu që shpresoj se do të vazhdohet me investime edhe në të ardhmen dhe kjo do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve ”, tha ministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic dhe z. Kadir Kaçdemir u pajtuan se ky takim paraqet vetëm fillimin e bashkëpunimit, pasi që ministrit Petrovic i është bërë ftesa që vitin e ardhshëm të merr pjesë në projektin që është duke u përgatitur nga ky delegacion.
Në këtë takim morën pjesë edhe Zëvendësprefekti i Eskishehirit , rektori i Universitetit Osmangazi, dekani i fakultetit të mjekësisë, si dhe përfaqësues të odës ekonomike të Eskishehirit.