Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim Raportuesin e Komitetit për Çështje në Këshillin e Evropës

Petrovic:  Është në interesin  e të gjithëve  që Pako e Marti Ahtisarit të implementohet në tërësi

Petrovic:  Është në interesin  e të gjithëve  që Pako e Marti Ahtisarit të implementohet në tërësi

Prishtinë, 03 nëntor 2011
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti në takim  z. Bjorn Von Sydow, Raportues i Komitetit për Çështje Politike mbi situatën në Kosovë  në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit me z. Bjorn Von Sydow,  Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic theksoi domosdoshmërinë e zgjedhjes së situatës së Veriut të Mitrovicës duke potencuar se atje duhet të vendoset rendi dhe ligji dhe se jeta e qytetarëve duhet të përmirësohet. 
 

“Përmirësimi i jetës së qytetarëve, vendosja e rendit dhe ligjit në Veri të Mitrovicës janë domosdoshme” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

 
Gjithashtu në takim Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi z. Bjorn Von Sydow,  edhe për procesin e decentralizmit në Kosovë  duke potencuar suksesin që ka shënuar ky proces në katër komunat e reja Gracanicë, Partesh, Ranillug dhe Kllokot.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se është në interesin e  të gjithëve që Pako Ahtisaari të implementohet në tërësi.
“Nga procesi i decentralizimit kanë përfituar vetë qytetarët, dhe ky është shembulli më i mirë që decentralizimit  duhet të ndodhë edhe në Veri të Mitrovicës” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic e  njoftoi Bjorn Von Sydow edhe për mjetet që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Veriun e Kosovës dhe tha se këto mjete janë të fokusuara në projekte kapitale zhvillimin ekonomik  dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Raportuesi i Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn Von Sydow e njoftoi Zëvendëskryeministrin Petrovic lidhur me arsyen e vizitës dhe takimet që ka zhvilluar në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors