Petrovic: Është në interesin e të gjithëve që Pako e Marti Ahtisarit të implementohet në tërësi
Petrovic: Është në interesin e të gjithëve që Pako e Marti Ahtisarit të implementohet në tërësi
Prishtinë, 03 nëntor 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti në takim z. Bjorn Von Sydow, Raportues i Komitetit për Çështje Politike mbi situatën në Kosovë në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit me z. Bjorn Von Sydow, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic theksoi domosdoshmërinë e zgjedhjes së situatës së Veriut të Mitrovicës duke potencuar se atje duhet të vendoset rendi dhe ligji dhe se jeta e qytetarëve duhet të përmirësohet.
“Përmirësimi i jetës së qytetarëve, vendosja e rendit dhe ligjit në Veri të Mitrovicës janë domosdoshme” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Gjithashtu në takim Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi z. Bjorn Von Sydow, edhe për procesin e decentralizmit në Kosovë duke potencuar suksesin që ka shënuar ky proces në katër komunat e reja Gracanicë, Partesh, Ranillug dhe Kllokot.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se është në interesin e të gjithëve që Pako Ahtisaari të implementohet në tërësi.
“Nga procesi i decentralizimit kanë përfituar vetë qytetarët, dhe ky është shembulli më i mirë që decentralizimit duhet të ndodhë edhe në Veri të Mitrovicës” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Bjorn Von Sydow edhe për mjetet që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Veriun e Kosovës dhe tha se këto mjete janë të fokusuara në projekte kapitale zhvillimin ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Raportuesi i Komitetit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës për Kosovën, Bjorn Von Sydow e njoftoi Zëvendëskryeministrin Petrovic lidhur me arsyen e vizitës dhe takimet që ka zhvilluar në Kosovë.