Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti sot në takim kryetarin e dhomës së lartë të Parlamentit Holandez z. Freda de Graafa

Zëvendëskryeministri i Kosovës  dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrović  priti sot në një takim  Kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit  Holandez, z. Freda de Graafa. 20.02.2013. Pristina

Zëvendëskryeministri i Kosovës  dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrović  priti sot në një takim  Kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit  Holandez, z. Freda de Graafa.

Në takim, Zëvendëskryeministri  Petrovic  njoftoi kryetarin Graafa  me situatën në Kosovë , si dhe me të arriturat e Qeverisë  dhe të Ministrisë .

U bisedua rreth procesit të decentralizimit  si dhe për  rëndësinë e këtij procesi , rreth dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit , zyrës administrative në Veri të Mitrovicës  si dhe për integrimet euroatlantike .

Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë , z. Robert Bosch, sekretari i përgjithshëm i dhomës së lartë të Parlamentit Holandez  z. Greet Jan Hamilton, si dhe  Zyrtarja  e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Mbrojtje, Bashkëpunim dhe Zhvillim të   senatit të Mbretërisë së Holandës, Saskia Van Genugten.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors