Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrović priti sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit Holandez, z. Freda de Graafa. 20.02.2013. Pristina
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrović priti sot në një takim Kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit Holandez, z. Freda de Graafa.
Në takim, Zëvendëskryeministri Petrovic njoftoi kryetarin Graafa me situatën në Kosovë , si dhe me të arriturat e Qeverisë dhe të Ministrisë .
U bisedua rreth procesit të decentralizimit si dhe për rëndësinë e këtij procesi , rreth dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit , zyrës administrative në Veri të Mitrovicës si dhe për integrimet euroatlantike .
Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë , z. Robert Bosch, sekretari i përgjithshëm i dhomës së lartë të Parlamentit Holandez z. Greet Jan Hamilton, si dhe Zyrtarja e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Mbrojtje, Bashkëpunim dhe Zhvillim të senatit të Mbretërisë së Holandës, Saskia Van Genugten.