Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic takoi Ambasadorët e Britanisë së Madhe të Kosovës dhe Beogradit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti  në takim  Ambasadorin  e  Britanisë së Madhe në Kosovë,  z.  IIan Cameroon Cliff dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd z. Majkl Devenport… Prishtinë,  19 maj  2011

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti  në takim  Ambasadorin  e  Britanisë së Madhe në Kosovë,  z.  IIan Cameroon Cliff dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd z. Majkl Devenport.

Në takim u diskutua për  rrjedhat politike në Kosovë, përkatësisht për procesin e decentralizmit dhe reformën në qeverisjen lokale.

Zëvendëskryeministri Petrovic  e falënderoi  Ambasadorin IIan Cameroon Cliff  Majkl Devenport  për mbështetjen që ka hënë Britania e Madhe për Kosovën në zhvillimin e qeverisjes lokale e në veçanti për procesin e decentralizmit.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri  Petrovic i njoftoi Ambasadorët lidhur me prioritet e punës së MAPL-së dhe shprehi zotimin e tij se do të punoj ngushtë me komunat me qëllim të përmirësimit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovë.

Zëvendëskryeministri Petrovic i informoi ambasadorët edhe lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës në  drejtim të liberalizimit të vizave dhe procesit të integritetit evropian. Gjithashtu temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Ambasadorët  IIan Cameroon Cliff  dhe ambasadorët  Majkl Devenport  ishte edhe aspekti i sigurisë në Kosovë dhe situata në Veri të Mitrovicës.

Gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin  Petrovic, ambasadorët IIan Cameroon Cliff dhe . Majkl Devenport  kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ti mbështetur institucionet e Kosovës,  drejt ndërtimit të shoqërisë multientike të inkuadruar në strukturat Euroatlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors