Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. IIan Cameroon Cliff dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd z. Majkl Devenport… Prishtinë, 19 maj 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. IIan Cameroon Cliff dhe Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Beograd z. Majkl Devenport.
Në takim u diskutua për rrjedhat politike në Kosovë, përkatësisht për procesin e decentralizmit dhe reformën në qeverisjen lokale.
Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Ambasadorin IIan Cameroon Cliff Majkl Devenport për mbështetjen që ka hënë Britania e Madhe për Kosovën në zhvillimin e qeverisjes lokale e në veçanti për procesin e decentralizmit.
Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Petrovic i njoftoi Ambasadorët lidhur me prioritet e punës së MAPL-së dhe shprehi zotimin e tij se do të punoj ngushtë me komunat me qëllim të përmirësimit të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovë.
Zëvendëskryeministri Petrovic i informoi ambasadorët edhe lidhur me veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave dhe procesit të integritetit evropian. Gjithashtu temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Ambasadorët IIan Cameroon Cliff dhe ambasadorët Majkl Devenport ishte edhe aspekti i sigurisë në Kosovë dhe situata në Veri të Mitrovicës.
Gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic, ambasadorët IIan Cameroon Cliff dhe . Majkl Devenport kanë shprehur gatishmërinë e tyre për ti mbështetur institucionet e Kosovës, drejt ndërtimit të shoqërisë multientike të inkuadruar në strukturat Euroatlantike.