Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic takoi Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë z. IIan Cameroon Cliff

Slobodan Petrovic: Në mandatin e  Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të MAPL-së   punën time do ta përqendroj në krijimin e një… Slobodan Petrovic: Në mandatin e  Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të MAPL-së   punën time do ta përqendroj në krijimin e një perspektive për një jetë sa më të mirë për të gjithë qytetarët dhe në implementimin e procesit të decentralizmit në Veri

Prishtinë, 23 mars 2011

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti  në takim  Ambasadorin  e  Britanisë së Madhe në Kosovë,  z.  IIan Cameroon Cliff me të cilin bisedoi për çështjen e sigurisë në Veri të Mitrovicës si dhe rolin e EULEX-it në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministri Petrovic  e falënderoi  Ambasadorin IIan Cameroon Cliff  për mbështetjen që ka hënë Britania për procesin e decentralizimit në Kosovë, në veçanti projektet  e implementuara nga DFID dhe grandet e ndara për komunat.

Gjatë takimit me Ambasadorin IIan Cameroon,  Zëvendëskryeministri Petrovic tha se gjatë mandatit të tij do të punoj në dy drejtime:  krijimin e një perspektive për një jetë sa më të mirë për të gjithë qytetarët dhe implementimin e procesit të decentralizmit në Veri të vendit.

"Në mandatin e  Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të MAPL-së,  punën time do ta përqendroj në krijimin e një perspektive për një jetë sa më të mirë për të gjitha qytetarët dhe në implementimin e procesit të decentralizmit në Veri”  theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.

Temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Ambasadorit IIan Cameroon Cliff ishte edhe qeverisja lokale në përgjithësi si dhe roli i MAPL-së në raport me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi.

Duke shprehur gatishmërinë e tij për ti mbështetur institucionet e Kosovës, Ambasadori i   Britanisë së Madhe në Kosovë,  tha se Britania e Madhe dëshiron të shoh një Kosovë multientike  të inkuadruar në strukturat Euroatlantike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors