Petrovic: Çdo kërcënim ndaj punës së gazetarëve është cenim i drejtpërdrejtë i… 29 korrik 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti në takim gazetarin e televizionit Klan Kosova, z. Bojan Bozhovic i cili u sulmua fizikisht nga individ të panjohur, derisa po raportonte për ngjarjet e fundit në veri të vendit.
Zëvendëskryeministri Pertrovic tha se për shkak të nevojës për raportim të drejtë është e nevojshme për të mundësuar funksionimin normal të punës për gjithë gazetarët. "Rasti që ka ndodhur me z. Bozovic, dhe gazetarit nga agjencia Tanjug tregon jo- tolerancë ndaj detyrës së gazetarit që është shumë e rëndësishme dhe me përgjegjësi. Në këtë rast kosideroj se është thelbësore që mediat të raportojnë me korrektësi rreth ngjarjeve dhe atyre të ju mundësohet qasja në informata, bazuar në standarde të larta të një shoqërie të përparuar", tha zoti Petroviç gjatë takimit me gazetarin e TV Klan.
"Çdo sulm mbi fjalën e lirë dhe të vërtetë duhet të dënohet. Roli i mediave duhet të jetë i fortë, sidomos në stabilizimin e situatës aktuale në veri të Kosovës ", përfundoi z. Petrovic.