Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic takoi gazetarin Bojan Bozhovic

Petrovic: Çdo kërcënim ndaj punës së gazetarëve është cenim i drejtpërdrejtë i… 29 korrik 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  z. Slobodan Petrovic, priti  në takim gazetarin e televizionit Klan Kosova, z. Bojan Bozhovic i cili u sulmua fizikisht nga individ të panjohur, derisa po raportonte për ngjarjet e fundit në veri të vendit.

Zëvendëskryeministri Pertrovic tha se për shkak të nevojës për raportim të drejtë është e nevojshme  për të mundësuar funksionimin normal të punës për gjithë gazetarët. "Rasti që ka ndodhur me  z. Bozovic, dhe gazetarit nga agjencia Tanjug tregon jo- tolerancë ndaj  detyrës së gazetarit që është shumë e rëndësishme dhe me përgjegjësi. Në këtë rast  kosideroj se është thelbësore që mediat të raportojnë me korrektësi rreth  ngjarjeve dhe atyre të ju mundësohet qasja në informata, bazuar  në standarde të larta të një shoqërie të përparuar", tha zoti Petroviç gjatë  takimit me gazetarin  e TV Klan.

"Çdo sulm mbi fjalën e lirë dhe të  vërtetë duhet të dënohet. Roli i mediave duhet të jetë i fortë, sidomos në stabilizimin e situatës aktuale në veri të Kosovës ", përfundoi z. Petrovic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors