Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic takoi një Delegacion të Grupeve Parlamentare Sllovake

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot priti në kabinetin e tij,  një delegacion  të  grupeve  parlamentare të Sllovakisë të cilët po qëndrojnë për vizitë dyditëshe në Kosovë.
 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot priti në kabinetin e tij,  një delegacion  të  grupeve  parlamentare të Sllovakisë të cilët po qëndrojnë për vizitë dyditëshe në Kosovë.

Delegacioni ishte i përbërë nga Martin Fedor, nga  Komiteti për Siguri dhe Mbrojtje, ish ministër i mbrojtjes, Jozef Viskupič, Komiteti për çështje evropiane, Milan Jezovica, Analist, dhe ish Zëvendës ministër i punëve të jashtme,  Rastislav Kacer, Kryetar i SAC, dhe ish Zëvendësministër i mbrojtjes  dhe ish ambasador i Sllovakisë në SHBA, Eugen Jurzyca , Analist i INEKO, dhe ish ministër për arsim, shkencë dhe sport, dhe Vladimir Bilcik, Kryesues i programit për studime evropiane.

Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe delegacionit nga Sllovakia u diskutua për procesin e decentralizimit, implementimin e Pakos  së Marti  Ahtisarit si dhe procesin e bartjes së  kompetencave nga komunat amë tek komunat e reja, të krijuara me procesin e  decentralzimit.

Vizita e delegacionit sllovak në Kosovë është realizuar në kuadër të një projekti të përbashkët midis Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të  Kosovës të titulluar “Të komunikosh me Evropën”, një projekt i cili ka për synim të hapë kanalet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me shtetet e BE-së dhe ato rajonale që nuk e  kanë njohur Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni nga Sllovakia ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, shoqërisë  civile,  përfaqësues të medieve dhe komunitetit artsitik.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors