Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot priti në kabinetin e tij, një delegacion të grupeve parlamentare të Sllovakisë të cilët po qëndrojnë për vizitë dyditëshe në Kosovë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot priti në kabinetin e tij, një delegacion të grupeve parlamentare të Sllovakisë të cilët po qëndrojnë për vizitë dyditëshe në Kosovë.
Delegacioni ishte i përbërë nga Martin Fedor, nga Komiteti për Siguri dhe Mbrojtje, ish ministër i mbrojtjes, Jozef Viskupič, Komiteti për çështje evropiane, Milan Jezovica, Analist, dhe ish Zëvendës ministër i punëve të jashtme, Rastislav Kacer, Kryetar i SAC, dhe ish Zëvendësministër i mbrojtjes dhe ish ambasador i Sllovakisë në SHBA, Eugen Jurzyca , Analist i INEKO, dhe ish ministër për arsim, shkencë dhe sport, dhe Vladimir Bilcik, Kryesues i programit për studime evropiane.
Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe delegacionit nga Sllovakia u diskutua për procesin e decentralizimit, implementimin e Pakos së Marti Ahtisarit si dhe procesin e bartjes së kompetencave nga komunat amë tek komunat e reja, të krijuara me procesin e decentralzimit.
Vizita e delegacionit sllovak në Kosovë është realizuar në kuadër të një projekti të përbashkët midis Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës të titulluar “Të komunikosh me Evropën”, një projekt i cili ka për synim të hapë kanalet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me shtetet e BE-së dhe ato rajonale që nuk e kanë njohur Kosovën.
Gjatë vizitës në Kosovë, delegacioni nga Sllovakia ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, shoqërisë civile, përfaqësues të medieve dhe komunitetit artsitik.