Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli

Pas takimit  me Kryeministrin Sali Berisha,  Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me  Kryetaren  e Parlamentit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli… Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron  për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

26 maj   2011, Prishtinë

Pas takimit  me Kryeministrin Sali Berisha,  Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me  Kryetaren  e Parlamentit të Shqipërisë znj. Jozefina Topalli.

Duke i dëshiruar mirëseardhje në Shqipëri, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj, Jozefina Topalli tha kjo vizitë ka domethënie të veçantë për bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Kosovës drejtë integrimit.

Gjatë takimit  të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë znj, Jozefina Topalli me Zëvendëskryeministrin e Kosovës z. Slobodan Petrovic u diskutua edhe për liberalizimin e vizave dhe mbështetjen që do të ofrojë Republika e Shqipërisë për Kosovën në këtë drejtim si dhe për bashkëpunimin mes komunave të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë posaçërisht në fushën e binjakëzimit.

Gjatë vizitës në Republikën e Shqipërisë,  Zëvendëskryeministri Petrovic, po shoqërohet edhe nga deputet të Kuvendit të Kosovës, Kryetarë të komunave dhe kwshilltari i Presedintetes së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors