Me të arritur në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës u prit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi… Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë
25 maj 2011, Prishtinë
Me të arritur në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës u prit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e Shqipërisë, Presidenti Topi i tha Zëvendëskryeministrit Petrovic se e vlerëson lart rolin dhe kontributin e tij prej një politikani me vizion dhe ndërtues urash bashkëpunimi mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë.Presidenti i Shqipërisë, z. Bamir Topi e cilësoi vizitën e z. Petrovic të një rëndësie të veçantë për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, posaçërisht në strukturave respektive që përfshijnë qeverisjen lokale.
Gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic, Presidenti Bamir Topi vlerësoi lart politikën kosovare dhe tha se klasa politike në Kosovë dhe qytetarët e saj, në mënyrë të vazhdueshme kanë dëshmuar maturi, përgjegjshmëri dhe ndërgjegjësim të lartë në tejkalimin e sfidave dhe konsolidimit të shtetit.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Petrovic, në emër të institucioneve të Kosovës falënderoi presidentin Topi për mbështetjen që ka ofruar dhe po ofron Republika e Shqipërisë për Kosovën duke theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes dyja vendeve posaçërisht në përmbushjen e objektivave që qojnë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.
Zëvendëskryeministri Petrovic gjithashtu e falënderoi Presidentin Bamir Topi për ndihmën që i ka ofruar Republika e Shqipërisë vitin e kaluar komunës së Gracanicës në vlerë prej 400 mijë euro. Presidenti Topi tha se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë të luaj rolin e saj konstruktiv për njohje të reja të shtetit të Kosovës si dhe vazhdon ta inkurajojë dialogut Prishtinë-Beograd për çështje teknike.
Në kuadër të agjendës së takime me përfaqësues poltik të shtetit shqiptar, Zëvendëskryeministri Petrivic, do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani.