Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga Presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi

Me të arritur në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës u prit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi… Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron  për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë

25 maj   2011, Prishtinë

Me të arritur në Republikën e Shqipërisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës u prit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Duke i uruar mirëseardhje në Republikën e  Shqipërisë,  Presidenti Topi i tha Zëvendëskryeministrit Petrovic se e vlerëson lart  rolin dhe  kontributin e tij prej një  politikani me vizion dhe ndërtues urash bashkëpunimi mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë.Presidenti i Shqipërisë,  z. Bamir Topi e cilësoi  vizitën e z. Petrovic të një rëndësie të veçantë  për zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë, posaçërisht në  strukturave respektive që përfshijnë qeverisjen lokale.

Gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic, Presidenti Bamir Topi  vlerësoi lart politikën kosovare dhe tha se klasa politike në Kosovë dhe qytetarët e saj, në mënyrë të vazhdueshme kanë   dëshmuar maturi, përgjegjshmëri dhe ndërgjegjësim të lartë në tejkalimin e sfidave dhe konsolidimit të shtetit.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Petrovic, në emër të institucioneve të Kosovës falënderoi presidentin Topi për mbështetjen që ka ofruar dhe po ofron Republika e Shqipërisë për Kosovën  duke  theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes dyja vendeve posaçërisht në përmbushjen e objektivave që qojnë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

Zëvendëskryeministri Petrovic gjithashtu  e falënderoi Presidentin Bamir Topi  për ndihmën që i ka ofruar Republika e Shqipërisë vitin e kaluar komunës së Gracanicës në vlerë prej 400 mijë euro. Presidenti Topi tha se Republika e Shqipërisë do të vazhdojë  të luaj rolin e saj konstruktiv për njohje të reja të shtetit të Kosovës si dhe vazhdon ta inkurajojë dialogut Prishtinë-Beograd për çështje teknike.

Në kuadër të agjendës së takime me përfaqësues poltik të shtetit shqiptar,  Zëvendëskryeministri Petrivic, do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë z.  Sali Berisha, Kryetaren e Parlamentit znj. Jozefina Topalli,  Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z.  Edmond Haxhinasto dhe  Ministrin e Punëve të Brendshme z. Bujar Nishani.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors