Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me ambasadorin Gjerman në Kosovë z.Peter Blomajer

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal  z. Slobodan Petrovic priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Peter Blomeyer.

14 dhjetor  2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal  z. Slobodan Petrovic priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Peter Blomeyer.

Takimi kishte për qëllim njohjen me ambasadorit Peter  dhe  biseda është përqendruar kryesisht rreth gjendjes aktuale në Kosovë si dhe  rreth pozitës së komunitetit Serb.

Në takim u bisedua edhe rreth procesit të decentralizimit  dhe të arriturave të tij , rreth punës së zyrës  Administrative në Veri  të Mitrovicës si dhe dialogun Prishtinë -Beograd.

Zëvendëskryeministri  z. Slobodan Petrovic  tha se mirëpret edhe në të ardhmen bashkëpunimin me  Ambasadën Gjermane , me qëllim të një jete më të mirë për të gjithë qytetarët  pa dallim gjinie, feje dhe nacionaliteti.