Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Drejtorin e Departamentit të Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA z. Raffi Gregorian

Petrovic: Zgjidhja më e mirë për Veriun është zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunës veriore

Petrovic: zgjidhja më e mirë për Veriun është zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunës verore

Prishtinë, 25 prill 2012

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në takim Drejtorin e Departamentit  te Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA , z. Raffi Gregorian.

“ Shtetet  e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i fuqishëm i mbështetjes së proceseve të rëndësishme për Kosovën, andaj ne besojmë se bashkë me SHBA-të dhe bashkësinë ndërkombëtare çështja e  Veriut të zgjidhet sa më parë”  tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic,  në takimin me  Drejtorin e Departamentit  të Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA , z. Raffi Gregorian.

Duke folur pwr veprimet që kanë  ndërmarrë institucionet e Kosovës në raport me stabilizimin e situatës në Veri Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Institucionet e Kosovës janë përkushtuara dhe kanë krijuar mekanizma që ofrojnë jetë të barabartë për të gjithë qytetarët  pa dallime.

“Qeveria e Kosovës, në veri ka hapur zyra që ofrojnë shërbime për qytetarët,  kemi  ndihmuar 425 familje ne Veri në ofrimin e ndihmave sociale,  por kjo nuk mjafton, qytetarët e veriut kanë nevojë për qetësi dhe jetë më të mirë që premton ardhmëri për gjeneratat e reja”  tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se zgjidhja më e mirë për Veriun është zbatimi i Pakos Ahtisaari dhe krijimi i komunës veriore, që u garanton qytetarëve të drejta të plota sikurse në organizmin e jetës së tyre, gjithashtu edhe në zgjedhjen e lidershipit që do ti udhëheqë ata.

Drejtori i Departamentit te Shtetit për zhvillimin e politikave rajonale në SHBA, z. Raffi Gregorian tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vëmendje të shtuar e përcjellin situatën në Kosovë dhe se do ta mbështesin Kosovën edhe në proceset e ardhshme e posaçërisht kur bëhet fjale për Veriun e Kosovës.