Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Komandantin e KFOR-it Volker Halbauer

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në takim Gjeneral Major, Volker Halbauer, Komandant i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë/KFOR.

05 tetor 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot në takim Gjeneral Major, Volker Halbauer, Komandant i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë/KFOR.

Në këtë takim njoftues, Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi z. Volker Halbauer, Komandant i KFOR-it, me rrjedhat e deritanishme në procesin e  decentralizimit si dhe funksionimin e Zyrës së Mitrovicës në Veri.

Ministri Petrovic tha se beson se bashkëpunimi mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe KFOR-it, do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që qytetarët e atjeshëm të kenë një jetë më të sigurtë dhe më stabile.

Njëkohësisht edhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major, Volker Halbauer, premtoi se KFOR-i do të jetë në gatishmëri të plotë për bashkëpunim, si faktorë i tretë me radhë pas Policisë së Kosovës dhe misionit të EULEX-it.

 
   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors