Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Avni Kastrati dhe përfaqësues nga organizata multietnike“Shoqërimi i qytetarëve”.

16 gusht 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës  dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, gjatë një vizite në Komunën e Mitrovicës u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Avni Kastrati dhe përfaqësues nga organizata “Shoqërimi i qytetarëve”.

16 gusht 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës  dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, gjatë një vizite në Komunën e Mitrovicës u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Avni Kastrati dhe përfaqësues nga organizata “Shoqërimi i qytetarëve”.

Në këtë takim, përfaqësuesit nga Organizata “Shoqërimi i qytetarëve” shpalosën  para Zëvendëskryeministrit Petrovic, planet dhe projektet, me realizimin e të cilave, kjo organizatë do të mundësonte një qasje më konkrete dhe më stabile për qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës.

Njëri ndër përfaqësuesit e  kësaj organizate, z. Faruk Korenica tha se në qoftë se Qeveria e Kosovës dhe MAPL në bashkëpunim me donatorë do të ndihmonin në realizimin e projekteve që Organizata Multietnike“Shoqërimi i qytetarëve”,  do të ofronte, kjo do të ndikonte në vetëdijesimin e qytetarëve të pjesës veriore dhe do të krijohej një teren për një tw ardhme më të mirë për të gjithë.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic, premtoi angazhim serioz në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe tha se realizmi i projekteve të tilla do të ishte sukses për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors