Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Kryetarin e Kuvendit të Irlandës së Veriut Z. William Hay

Prishtinë, 29 mars 2012
 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot me  Kryetarin e Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay dhe një  grup deputetësh nga Kuvendi i Irlandës Veriore.

Kontributi që ka dhënë Irlanda e Veriut për qeverisjen lokale dhe procesin e decentralizmit në Kosovës është mjaft u çmueshëm tha Zëvendëskryeministri Petrovic në fillim të takimit me Kryetarin e Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay.

Zëvendëskryeministri Petrovic tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe  Irlandës së Veriut janë mjaft  të mira dhe se shpreson se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tytje në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për procesin e decentralizmit dhe qeverisjen lokale edhe në të ardhmen.

Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic  dhe Kryetarit  të Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay  u diskutua edhe shkëmbenim e përvojave  mes Kosovës dhe Irlandës  në fushën e decentralizmi t dhe qeverisja lokale.

Delegacioni nga Irlanda e Veriut  po qëndron për vizitë në Kosovë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës,  z.  Jakup Krasniqi.

Ndihmën që ka ofruar  Irlanda e Veriut për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është fokusuar në projektin e binjakëzimit të komunave si pjesë e IPA /s  mbështetje e Kosovës.

Aktualisht nëpërmjet projekteve në Kosovë, Irlanda e Veriut është duke zbatuar projektet: Masat e performancës komunale, menaxhimin më të mirë të pasqyrave financiare të komunave si dhe mbështetje në zhvillimin e komunave të planeve të përbashkëta të korporatës  për të sjellë së bashku planet e tyre individuale dhe raportet e tyre vjetore.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors