Prishtinë, 29 mars 2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti sot me Kryetarin e Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay dhe një grup deputetësh nga Kuvendi i Irlandës Veriore.
Kontributi që ka dhënë Irlanda e Veriut për qeverisjen lokale dhe procesin e decentralizmit në Kosovës është mjaft u çmueshëm tha Zëvendëskryeministri Petrovic në fillim të takimit me Kryetarin e Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut janë mjaft të mira dhe se shpreson se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tytje në të ardhmen.
Kryetari i Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay, shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për procesin e decentralizmit dhe qeverisjen lokale edhe në të ardhmen.
Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Kryetarit të Kuvendit të Irlandës së Veriut, z. William Hay u diskutua edhe shkëmbenim e përvojave mes Kosovës dhe Irlandës në fushën e decentralizmi t dhe qeverisja lokale.
Delegacioni nga Irlanda e Veriut po qëndron për vizitë në Kosovë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi.
Ndihmën që ka ofruar Irlanda e Veriut për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal është fokusuar në projektin e binjakëzimit të komunave si pjesë e IPA /s mbështetje e Kosovës.
Aktualisht nëpërmjet projekteve në Kosovë, Irlanda e Veriut është duke zbatuar projektet: Masat e performancës komunale, menaxhimin më të mirë të pasqyrave financiare të komunave si dhe mbështetje në zhvillimin e komunave të planeve të përbashkëta të korporatës për të sjellë së bashku planet e tyre individuale dhe raportet e tyre vjetore.