Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Raportuesin e BE-së për Serbinë Jelko Kacin

Zëvendëskryeministri Petrovic zhvilloi  një drekë pune me Raportuesin e Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin.

14 maj 2012, Lubjanë
Në kuadër të takimeve që po realizon në  Republikën e Sllovenisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, pati sot një drekë pune me Raportuesin e Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin.
 
Në fokus të takimit ishte situata politike në Kosovë, veçanërisht Veriu i Mitrovicës dhe procesi i Decentralizimit në përgjithësi.
 
Gjatë drekës  me Zëvendëskryeministrin Petrovic, Raportuesi i Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin, premtoi mbështetje të Komisionit Evropian për proceset në Kosovë, ndërsa tha se pas zgjedhjeve të përgjithshme Serbia duhet të kaloj nga fjalët në vepra.
 
 “Bashkimi Evropian do ta mbështes Kosovën në angazhimet konkrete drejt zhvillimit të proceseve ekonomike dhe demokratike” tha  Raportuesi i Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin.
 
Nesër, Zëvendëskryeministri Petrovic pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors