Zëvendëskryeministri Petrovic zhvilloi një drekë pune me Raportuesin e Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin.
14 maj 2012, Lubjanë
Në kuadër të takimeve që po realizon në Republikën e Sllovenisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, pati sot një drekë pune me Raportuesin e Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin.
Në fokus të takimit ishte situata politike në Kosovë, veçanërisht Veriu i Mitrovicës dhe procesi i Decentralizimit në përgjithësi.
Gjatë drekës me Zëvendëskryeministrin Petrovic, Raportuesi i Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin, premtoi mbështetje të Komisionit Evropian për proceset në Kosovë, ndërsa tha se pas zgjedhjeve të përgjithshme Serbia duhet të kaloj nga fjalët në vepra.
“Bashkimi Evropian do ta mbështes Kosovën në angazhimet konkrete drejt zhvillimit të proceseve ekonomike dhe demokratike” tha Raportuesi i Bashkimit Evropian për Serbinë, z. Jelko Kacin.
Nesër, Zëvendëskryeministri Petrovic pritet të takohet me Presidentin e Republikës së Sllovenisë z. Danilo Turk.