Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic po  qëndron për vizitë zyrtare ne SHBA. Me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Zëvendëskryeministri Petrovic sot ka marr pjesë në lutjen e mëngjesit.

07 shkurt, 2013 shkurt, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic po  qëndron për vizitë zyrtare ne SHBA.

Me ftesë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Zëvendëskryeministri Petrovic sot ka marr pjese në lutjen e mëngjesit.

Po ashtu ka realizuar takime të shumta duke përfshirë Sekretarin e Shtetit John Kerry, kongresmenët Eliot Engel, Dana Rohrabacher, Robert Aderholt , Ted Poe, senatorin John Thune etj.

Zëvendëskryeministri Petrovic  ka zhvilluar po ashtu takime me përfaqësuesit e lartë të Komitetit të Helsingut derisa do ti vazhdoj takimet në Departamentin e Shtetit me zyrtarë të lartë që mbulojnë veprimtaritë e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Në të gjitha këto takime është konfirmuar fuqishëm përkrahja për Kosovën në rrugën e saj të integrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të demokracisë dhe ekonomisë. Me theks të veçantë janë trajtuar temat që kanë të bëjnë me dialogun Prishtine – Beograd, situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe zhvillimin e qeverisjes se mirë.

Është konfirmuar edhe një herë fuqishëm nevoja për të punuar bashkërisht ne integrimin e plotë të komuniteteve në jetën institucionale e shoqërore dhe integrimin e përgjithshëm te Kosovës në  familjen evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors