Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti malazez që jetojnë në Kosovë, për nder të ditës së pavarësisë së Malit të Zi.
16 korrik, 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti malazez që jetojnë në Kosovë, për nder të ditës së pavarësisë së Malit të Zi.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic, i uroi të pranishmit për këtë festë duke ju dëshiruar integrim të plotë në shoqërinë kosovare.
Gjatë kësaj ceremonie, përfaqësues të komunitetit malazez e shpërblyen Zëvendëskryeministrin Petrovic me mirënjohje për kontributin dhe përkrahjen që po jep për këtë komunitet në rrugën drejt integrimit në shoqërinë kosovare.