Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic vizitoi Hoçën e Madhe, Komuna e Rahovecit. Para vizitës, në Hoqë të Madhe, Zëvendëskryeministri Petrovic fillimisht është takuar me kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.
17 maj 2012, Prishtinë

Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Zëvendëskryeministri Petrovic ka deklaruar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë ta mbështesë Komunën e Rahovecit me projekte konkrete investuese në përmirësimin e jetës së qytetarëve të këtushëm.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Ministri Petrovic ka vizituar Hoqën e Madhe ku është takuar me banorë serb për të njohur më për së afërmi me gjendjen aktuale në këtë fshat.
„Ligji për Hoqën e Madhe është shumë i rëndësisëm jo vetëm për një bashkësi por edhe për Komunën e Rahovecit dhe Kosovën, sepse në bazë të kësaj ne do të na vlerësojnë si shoqëri serioze demokratike që respekton vlerat e të gjitha bashkësive që jetojnë në Kosovë“, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic, gjatë vizitës në Hoqë të Madhe.
Në këtë fshat, Ministri Petrovic ka vizituar edhe ndërmarrjet prodhuese të verës, prona këto të familjeve Brkic dhe Petrovic.